Detaje të reja nga vrasja e 48 vjeccarit Lulzim Visha në zonën e Zall Mnerit në Kamëz.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në automjetin e punës janë konstatuar 15 gjurmë plumbash. Qitjet sipas hetuesive janë bërë në xhamin e parë të makinës duke ngritur dyshime se autorët i kanë ardhur përballë.
Po ashtu kalibri i armës dyshohet të jetë automatik i shkurtët tip 9mm sipas gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Po ashtu policia ka gjetur të afërm të Rifat Domit që është vrarë në 1997 nga vëllai i viktimës dhe ka nisur shoqërimet për t’i marrë në pyetje në lidhje me ketë ngjarje.
Ndërkohë automjeti që u gjet i djegur në Zall Herr është ende duke u kqyrur nga grupi hetimor për të parë nëse autorët kanë lënë armën e krimit aty. Makina është shkrumbuar e gjitha. Në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.
Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.
Ndërkohë Lulzim Visha nuk kishte precedent penal të mëparshëm.