Atentati në Don Bosko/ Autorët ndoqën shënjestrën prej disa ditësh, e pritën 30 minuta

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e së mërkurës në lokalin në “Don Bosko” ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Sipas burimeve, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës, kjo për faktin se autorët e pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati. Kjo tregon se ato ishin të mirë informuar se objektivi i tyre do të ulej në lokal.

2 të plagosurit kanë ardhur dhe janë ulur në verandë gjatë kohës që autorët i prisnin në afërsi. Nga kamerat e sigurisë, autorët kanë lëvizur me automjet për t’u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën. Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë.

Ne Qerekë autorët kanë studiuar zonën më parë se ku do të digjej automjeti pasi zona nuk ka mbulim me kamera sigurie. Ndërkohë targat që ka qënë i pajisur automjeti i autorëve i përket një makinë në Valias të Kamzës. Këto targa janë të dubluara dhe nuk ka pasur denoncim.

Check Also

Agjencia europiane për klimën: 2024 mund të jetë viti më i nxehtë në histori

Për të dytin vit me radhë, Toka do të jetë me siguri më e nxehtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *