Atentati në Berat, gjendet kallashnikovi/ Kapet në Kakavijë 46-vjeçari që tentoi të fshihte automjetin e autorëve

Është gjetur kallashnikovi që është përdorur nga dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, në atentatin që ndodhi katër ditë më parë në Berat.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e dy vëllezërve së bashku me disa fishekë të saj.

Po ashtu në praga është vënë edhe një 46-vjeçar që fsheu automjetin nga ku qëlluan me armë zjarri dy vëllezërit. Ai u kap në tentativë për të kaluar kufirin e Shqipërisë në Kakavijë.

Ndërkohë automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas, u gjet në Durrës.