Atentati në Athinë, dyshohet se shënjestër kanë qenë Davella dhe Lulo, zbardhen detajet e reja

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur të dielën në Athinë, ku mbeti i vrarë 47-vjecari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Kjo i ka bërë hetuesit të dyshojnë se që të dy kanë qenë objektiv i atentatorëve që hapën zjarr nga makina dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Në korrik të të njëjtit vit ka marrë pjesë në një tentativë grabitje gjatë një transfertë parash në zonën e Rentit, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, por sërish arriti të largohej. Ngjarja më e rëndë që ai njihet është ajo e prillit 2011 në Dhomën e Avokatisë Athinë ku bashkë me 2 të tjerë, grabiti rreth 405 mijë euro, ndërsa në një ngjarje tjetër më vonë mori pjesë në grabitjen e pajisjeve me vlerë 110.000 euro në një klinikë mjekësore në Pagrati të Athinës, të cilat grupi kishte në plan t’i sillte në Shqipëri.

Policia greke mësohet se ka vendosur kontakte dhe po shkëmben informacion me palën shqiptare, nga e cila është informuar për profilin tepër të rrezikshëm dhe të rëndësishëm në grupet kriminale shqiptare të Edi Lulos, për të cilin ka dyshime se është i përfshirë në organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai kishte mbërritur në Greqi në 9 dhjetor, pas një fluturimi nga Duseldorfi në Gjermani ndërkohë qe vetë banon në Dubai.