Ish deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, lidhur me atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja.
Në atë kohë Valteri ka bërë disa deklarata dhe ka publikuar pamje. Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë.
Hetimet për atentatin vazhdojnë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë ende në arrati.
Ngjarja ndodhi në nëntor 2019 dhe la të vrarë shoferin e Ndojës, Andi Maloku, si dhe të plagosur Landi Muharremin.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ