Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si persona që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrulles dhe Ervis Matodashaj në Vlorë.
Për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje SPAK kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj.
Ky i fundit ka përfituar zbritje te dënimit për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë e ndërsa për Koroveshin dhe Luzin gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, fakt që nga dënimi prej 11 vitesh i ulet 1 e 3 e dënimit.
Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.
Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit Leonard Luzi.