Atentati me shënjestër Hajrullën, i plagosur edhe shitësi i një dyqani, e kapën plumbat gabimisht

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku më shumë se 20 plumba janë zbrazur drejt automjetit të Kejvin Hajrullës.

Si pasojë ka mbetur i plagosur 30 vjeçari, por edhe një shitës dyqani, të cilin e kanë kapur plumbat gabimisht.

Ai është identifikuar si Armand Spahiu.

Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.