Atentati me dy të plagosur në Don Bosko, makina e autorëve erdhi nga Kosova
Makina “Golf 5” që u përdor në atentatin me 2 të plagosur në një lokal në “Don Bosko” ka ardhur në Shqipëri nga dogana e Morinës. Policia shqiptare shqiptare i është drejtuar policisë kosovarë me një letërporosi, ku i kërkojnë informacion të përdoruesve të tij, për të rënë në gjurmët e atentatorëve. Homologët kosovarë ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Dyshimet e bluve janë për shitje të saj në vendin tonë te autorët për tu përdorur për atentatin për atentatin, por mund të jetë kaluar edhe vete nga atentatorët.
Për këtë po punohet edhe me këqyrjen e pamjeve të kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike gjatë sezonit veror. Targat që u përdorën në mjetin e atentatit, që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi. Blutë po punojnë për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.