Atentati me 4 të plagosur në Lundër, çfarë u zbulua në motor për autorët…
Të tjera detaje kanë dalë nga hetimi që po zhvillohet për plagosjen e 4 personave, mes tyre 2 të mitur, më 17 prill në Lundër.
Mësohet se në mbetjet e motorit të djegur pas krimit në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, janë siguruar të dhëna dhe numri i shasisë.
Zyrtarisht policia i është drejtuar kompanisë “Yamaha” për të marrë të dhënat dhe gjurmuar shitjen e motorit, për të rënë në gjurmët e autorëve.
Me marrjen e kësaj përgjigjeje, policia shpreson gjurmimin në kartotekat e shit-blerjeve të motorëve në vend, për të zbuluar se kush e ka përdorur dhe kush e ka shitur.
Po ashtu vijon kryerja e verifikimit të 17 profileve të mbetjeve të ADN-ve që janë gjetur në disa mbetje tek vendi ku kanë qëndruar autorët.