Atentati mbi Kristian Markun shkaktoi panik te kalimtarët, aksidentohen 3 automjete

Atentati ku mbeti i vrarë Kristian Marku (Bardhi) për pak sa nuk shkaktoi një tjetër ngjarje fatale.

Autorët kishin zgjedhur autostradën Fier-Vlorë pranë fshatit Novoselë për të kryer pritën në një orar ku ai segment rrugor ka shumë lëvizje automjetesh.

Një aksident i trefishtë u regjistrua shkaktuar nga dinamika e ekzekutimit të 30-vjeçarit.

Fatmirësisht pa pasoja në njerëz, me drejtuesit që duket se nga paniku kanë frenuar duke u përplasur edhe me barrierat anësore të rrugës.