Atentati mafioz në Athinë, mori dy plumba në kokë dhe në bark, si paraqitet gjendja shëndetësore e biznesmenit shqiptar
Athina u trondit nga një antenat mafioz të dielën, ku mbeti i vdekur një shqiptar, dhe u plagos një tjetër.
Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro. Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.
Viktimë nga atentati mbeti shtetasi Irakli Davella.