Atentati i Dobraçit, Policia shpall në kërkim anëtarë të grupit të Bajrajve, në mesin e të cilëve … (EMRAT)

Grupi hetimor i ngritur në Shkodër, lidhur me atentatin ku  humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër është vënë në kërkim të personave që dyshohet se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve.

Burime nga policia bëjnë me dije se në kërkim policor janë disa anëtarë të grupit të Bajrajve, në mesin e të cilëve Izmir Sakica e Samuel Troshani, por deri tani nuk janë gjetur. Të dy ndodhen në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.

Forcat RENEA vijon të jetë në Shkodër prej pasdites së 30 tetorit duke kryer disa operacione për kontrolle, por deri tani pa rezultate. Edhe këtë të shtunë, hetuesit janë përqendruar në marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, duke zgjeruar rrezen e kërkimit.

Grupi hetimor po punon për gjurmuar makinën e “Range Rover Sport” para atentatit, ndërsa janë përqendruar brenda qytetit dhe lagjet periferike, përshirë “Kirasin” dhe Bypass-in e qytetit. Deri në këtë fazë, policia akoma nuk e ka të provuar nëse Ibrahim Lici është në videon amatore të filmuar menjëherë pas ngjarjes.

Ndërsa po pritet rezultati i ekpertizës së armës së tretë për shenja gishtash dhe e njollave të gjakut, e cila do të sqaroj shkencërisht nëse ishte ai apo jo. Prania e tij në makinë do të ndryshonte tërësisht natyrën e atentatit dhe shënjestrën kryesore.