Atentat prokurorit Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka kërkuar burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, nipin e  deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet të Durrësit.

Ata akuzohen për atentatin ku mbeti i plagosur prokurori dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

I plagosur në këtë atentat mbeti gjithashtu edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Policia gjeti të braktisur në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve.

Prokurori ka thënë se ka dy prova shumë të rëndësishme që lidhen me ADN e Redjan Rrajës, ndërsa i akuzuari tjetër Arjol Halilaj dyshohet se është personi që ka fshehur mjetin.

Para trupës gjykuese më herët Raja ka mohuar akuzat se ka lidhje me ngjarjen.