Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones, ku është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër, të dy shtetas shqiptarë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Burime policore flasin për një ekzekutim, pasi i ndjeri është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Dyshohet edhe për një të plagosur të dytë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ