Atentat me armë zjarri në Lezhë/ Plagoset 54-vjeçari, sapo la fëmijët në shkollë

LEZHË-  Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të rij mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Mësohet se 54-vjeçari u plagos sapo ka lënë fëmijët te shkolla.

Agron Puka ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ende nuk dihet si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.

‘Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

LEZHË-  Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të rij mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 54-vjeçarit i kanë zënë pritë sapo ka lënë fëmijët te shkolla.