Atentat i dështuar ndaj Putinit? Limuzina e flotes zyrtare të Kremlinit shpërthen në flakë pranë selisë së shërbimit sekret në Moskë
Një nga limuzinat e flotës zyrtare të Presidentit rus Vladimir Putin është përfshirë nga flakët pranë godinës së shërbimit sekret në Moskë. Ende nuk dihet nëse automjeti ishte pjesë e eskortës presidenciale apo kush ndodhej brenda tij në momentin e shpërthimit.
Mjeti raportohet se i përkiste Departamentit të Menaxhimit të Pronës Presidenciale të Kremlinit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar për shkaqet e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë rreth Kremlinit, veçanërisht pas tensioneve të fundit dhe masave të shtuara të mbrojtjes për presidentin rus. Hetimet për incidentin vijojnë.