“Atë vajzë mos e prek”/ Gjesti xheloz për Eglin? Paralajmëron instruktorin e palestrës
Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar në një fazë të tensionuar pas një diskutimi të gjatë, ku Egli vendosi të ndërpresë miqësinë me të. Ky vendim erdhi pasi Gjesti pranoi se ende mendonte për ish-partneren e tij, Xhenetën, dhe se disa momente intime me Eglin ishin vetëm aktrim.
Në një moment të papritur, Gjesti reagoi xhelozisht ndaj instruktorit të palestrës duke i thënë: “Atë vajzën… mos e prek,” duke i bërë të gjithë të dyshojnë për ndjenjat e tij ndaj Eglit.
Në përpjekje për të sqaruar situatën, Gjesti deklaroi para banorëve se nuk ka asnjë pëlqim romantik për Eglin, por kjo deklaratë e acaroi këngëtaren, e cila tha se situata po fryhej më shumë sesa duhej. Egli është e vendosur t’i jepte fund çdo raporti me Gjestin, duke qëndruar larg tij gjatë ditës, pavarësisht tentativave të tij për t’iu afruar.