Senad Saboviç nga Instituti Evropian i Paqes, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku u shpreh se draft statuti për asociacionin e komunave serbe që është propozuar nuk e prek Kushtetutën e Kosovës dhe se është në përputhshmëri të plotë me të.
Ai argumentoi se ky propozim nuk krijon një sistem paralel institucional por integrohet plotësisht në sistemin ligjor të Kosovës pa prekur as kompetencat e qeverisjes dhe as të komunave. Më tej, ai shtoi se në këtë propozim janë propozuar të gjitha problematikat që ka theksuar Gjykata Kushtetuse.
“Është që të jetë në vijim të plotë me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në kuadër të parimit të dytë, ka qenë dhe të ofrohet diçka substancionale për komunat e përfshira. Metodologjia ka qenë e tillë që ka garantuar përputhshmërinë me kushtetutën. Kemi marrë parimet e 2015 dhe kemi zhvilluar një statut duke aplikuar të gjitha konkluzionet e gjykatës.“, tha ai.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte disa probleme por nuk është diçka që përmendet se Gjykata ka shpallur parimin e asociacionit jo kushtetues. Vendimi tregon se asociacioni është një pjesë integrale e sistemit ligjor të Kosovës dhe parashikon bërjen e asociacionit përmes statutit dhe aktit ligjor të republikës së Kosovës.”, shtoi eksperti.