“Asnjë pëllëmbë nuk është tokë e xanun”/ Berisha për shembjet në Theth: Krim i shëmtuar dhe hakmarrje ndaj banorëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, ku u shembën disa kabina që pretendohet se ishin ndërtuar pa leje.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë ndërhyrje si “terror dhe krim të shëmtuar mbi banorët”, duke theksuar se ndërtimet janë bërë mbi tokë të trashëguar brez pas brezi dhe nuk përbëjnë shkelje të ligjit për urbanistikën.
“Asnjë pëllëmbë tokë nuk është ‘tokë e xanun’, është tokë e trashëguar. Nëse kanë vendosur kabina pa themel në pronën e tyre, kjo nuk konsiderohet ndërtim pa leje, por me deklarim,” tha Berisha.
Kryedemokrati akuzoi qeverinë se ka zgjedhur qëllimisht pikun e sezonit turistik për të kryer aksionin, duke i cilësuar veprimet si hakmarrje ndaj komunitetit të Thethit.
“Në kulmin e sezonit, kur turistët kanë ardhur nga e gjithë bota, ky u çon banda me uniformë për t’u çmontuar kabinat. Kjo është një ç’fryrje urrejtjeje ndaj banorëve dhe një sulm ndaj të vetmit burim të ardhurash për ta,” u shpreh Berisha.
Berisha:
Berisha: Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtohet mbi banorët e Thethit, me këtë akt do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thrthit për të larguar edhe ata turistë që u shkojnë si burim i vetëm të ardhurash për atë komunitet.
T’i thuash çmenduri nuk është se është qëllim që bazohet në një urrejtjet patologjike të një njeri, përroi psikik i të cilit prodhon 24 orën urrejtje dhe negativitet.
Asnjë pëllëmbë tokë nuk është “tokë e xanun” është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtetë në moszbatim të ligjit në tokë të tyre ka vendosur kabina, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistiken, sepse ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje, por ndërtime me deklarim.
Por cilido që të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, kanë pronotuar nga Gjermani, Izraeli, Egjipti, nga Franca, Italia, kanë pronotuar pushimet dhe ky u dërgon aty banda me uniformë për t’jua çmontuar kabiniat dhe për zhvilluar një betejë kur banorë dhe turistë janë bërë së bashku.
Ky është një ç’fryrje urrejtjeje e një njeriu që përfaqëson një turp urrejtjeje njerëzore. Në qoftë se janë bërë shkelje, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimin. Nuk ka shtet në bot që ndërhyn në mes të sezonit, kanë njoftime, kontrata. Prit të bjerë sezoni dhe vepro. Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore. Ky është një shpirt kërmë…