Asnjë medalje për studentët shqiptarë në olimpiadën ballkanike të matematikës, organizatorët: Duhet më shumë përgatitje

Vetëm pak ditë më parë në qytetin e Korçës është organizuar olimpiada ballkanike e matematikës ku kanë marrë pjesë studentë edhe nga vende të tjere.

Nga 115 studentë pjesëmarrës, asnjë student nga 5 universitete shqiptare nuk ka fituar qoftë e medalje të bronztë.

I pyetur për këtë, Artur Adili, një nga organizatorët e kësaj olimpiade pranon faktin se asnjë prej studenteve shqiptare nuk është vlerësuar por nga ana tjetër thotë se studentët kanë nevojë për më shumë pjesëmarrje në olimpiada të tilla.

Sipas Adilit, kurrikulat janë të njëjta me ato të vendeve të tjera por pedagogët duhet të bëjnë me shume për rritjen e nivelit të mësimdhënies me studentët.

Në këtë olimpiadë kanë marrë pjesë me shume se 20 studentë të universiteteve të Korçës, Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës.