Asnjë humbje jete, rritet numri i të shëruarve nga Covid-19

TIRANË- Prej disa ditësh nuk raportohet asnjë humbje jetë nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar nëntë raste të reja në 24 orët e fundit, nga 385 testime të kryera, ndërkohë 22 qytetarë janë shëruar nga virusi. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse.

Njoftimi i ministrisë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385

Testime totale 2,038,626
Raste pozitive 333,455
Raste të shëruara 329,712
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 9
Shkodër. 4
Lezhë. 4
Berat. 3
Vlorë 3
Korçë. 2