“Asnjë deputet që ka marrë qoftë edhe një mandat nga PS s’do të jetë në listën e mbyllur”- Rama porosi socialistëve: Ja çdo ndodhë me drejtuesit politik
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se asnjë deputet i Partisë Socialiste që ka marrë të paktën një mandat nga PS nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur për zgjedhjet e ardhshme. Ai u ka kërkuar deputetëve që, nëse nuk janë dakord për të qenë në listat e hapura, të njoftojnë drejtuesit politik para përpilimit të listës së kandidatëve.
Rama theksoi se luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe mbështetje nga votuesit, dhe se lista e hapur do të ketë shumë të rinj dhe të reja. Ai gjithashtu tha se drejtuesit politikë do të jenë pjesë e listës së mbyllur për të siguruar barazi në garë dhe për të parandaluar pabarazitë që mund të krijoheshin nga pozita e tyre. Kryeministri theksoi se procesi i përzgjedhjes do të mbyllet në Kryesinë e PS-së, dhe se çdo kandidat duhet të garantojë mundësi të barabarta për të gjithë.
Edi Rama: Sot ne kemi një eksperiencë që nuk e ka asnjë parti politike që është gjëja që quhet garanci, kemi një kapacitet në territor për ti dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur një parti të re, më të renë e të gjithë atyre që janë në territor, duke votuar një parti tjetër sikur të bjerë zari 3 herë tek 6 mund të kapësh një deputet të ri. Duke votuar këtë parti mund të përfaqësohesh nga një forcë me deputetë të rinj e të reja.
Kemi bërë një organizim tërësor të PS. Nuk kemi përmbyllur akoma të gjithë procesin që do të përmbyllet në Kryesinë e PS-së, por ajo që dua të ndaj me ju “cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur, duhet tia bëj me dije drejtuesit apo drejtueses politik” parimi i listës së re do të jetë “asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandate nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur, është e drejta e kujto që nuk dëshiron të jetë në listën e hapur që të na thotë, por të na e thotë përpara që më vonë të mos na thotë nuk shkoj.
View this post on Instagram
Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS-së të parët. Në listën e hapur do të ketë plot të rinj dhe të reja.
E dyta, kam thënë që drejtuesit politik do të jetë në listën e hapur, por kjo do të çorodiste të gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes nga ana jonë pasi drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çorientohej e gjithë skuadra. Ndërkohë që skuadrat e qarqeve duhet të jenë super kompakte dhe duhet të kenë drejtim politik.
Dhe drejtuesit politikë do të garantojnë që të gjithë deputetet dhe deputetët që janë në garë të kenë një hapësirë të barabartë. Asnjë drejtues politik natyrisht nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme.
View this post on Instagram