Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Deputeti është në hetim pasurorm, teksa më parë për gati 2 orë Dogjani dha shpjegime për shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006. Dogjani u ka thënë gazetarëve se po hyn që të marrë disa akte.
Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapsirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ