“Askush nuk ma mbush syrin përveç Ramës” – Noizy deklaron votën për PS: Familja ime dikur ishte me PD, por unë…

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, ka bërë publike votën e tij për Partinë Socialiste, duke shprehur hapur mbështetjen për kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Instastory, pas performancës së tij në këngën zyrtare të fushatës së PS, Noizy shkruan:

“Familja ime dikur ishte me PD. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë. Më kujton një rrëmujë, një errësirë, dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.”

Ai tregon se nuk i interesojnë programet partiake, por fokusohet te individët që i përfaqësojnë ato, duke e konsideruar Ramën si të vetmin politikan që i ka dhënë besim:

“Me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.”

Noizy shprehet se pavarësisht se ka arritur suksesin e tij me punë të palodhur, e sheh të rëndësishme që drejtimi i vendit t’i besohet dikujt që sjell përmirësim:

“Dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.”

Duke komentuar edhe për protestat e opozitës, ai ironizoi me përplasjet mes protestuesve të rinj para bashkisë:

“Ja nisën duke u kopur me grushta mes vete, nuk u habita.”

Në fund të deklaratës së tij, reperi i njohur e bën të qartë qëndrimin:

“Deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS.”

Postimi i Noizyt:

Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.

Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.

Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.

Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kopur me grushta mes vete nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.

Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS.