“Asgjë nuk harrohet”/ Kujt i shërbeu Jurgis Çyrbja? Pikëpyetjet e profilit të të zgjedhurit nga votat e durrsakëve
Nga REPLIKË
Një deputet relativisht i ri, në moshë dhe në mandat, sot, është një i dënuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas kërkesës së bërë nga SPAK, për kryerjen e tri veprave penale. Atë të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Tre akuza që implikojnë drejtpërdrejt dhe të bëjnë të krijosh bindjen se 39-vjeçari, Jurgis Çyrbja, i shërbente një grupi të caktuar, me potencë në qytetin e Durrësit, të cilët me shumë gjasë, e mbanin edhe si ligjvënës në Parlamentin Shqiptar.
Çyrbja përfaqësoi në Kuvend Shijakun, një zonë që njihet për sundimin e bandave kriminale. E po aq, njihet për banda mjaft të fuqishme, edhe vetë qyteti i Durrësit.
I thirrur e i pyetur edhe në vitin 2016, kur ishte drejtues i një prej institucioneve më të etiketuara në vend, Kadastra e Durrësit, por i lënë i lirë dhe “në mëshirë të fatit”, për thuajse 8 vite.
Por mesa duket, asgjë nuk harrohet. Të shkruarat e zeza mbi të bardhë në dosje, u përforcuan kur të dhënave, ju u shtuan edhe biseda nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC.
Ende nuk dihet saktë se për cilin episod akuzohet Çyrbja, deri sa të vijë edhe reagimi zyrtar e i plotë nga Prokuroria e Posaçme, por një gjë është e sigurtë, 39-vjeçari, duke e ditur mirë pozicionin e tij, dhe duke menduar se çfarë e pret, la mandatin e deputetit dhe u arrestua si një qytetar i thjeshtë, pa pasur nevojë që për të të mblidhje as Këshilli i Mandateve e as ta përdorte, si jo pak të tjerë, kostumin e veshur nga populli, për të përfituar dhe për të “lodhur” kolegët për ngritjen e kartonave për të…