Asfaltohen 5 rrugë në Tiranë; Veliaj: Fillimi i mbarë gjysma e punës

Viti i ri ka nisur me punë intensive nga ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, që po kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore kudo në qytet.

“Fillimi i mbarë gjysma e punës. Bravo ekipit të cilët janë kujdesur për riparimin ddhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në disa segmente të qytetit.”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Ekipi u kujdes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentet si më poshtë:

Rruga “Violeta Manushi”,

Rruga “Leandro Zoto”,

Rruga “Albanopoli”,

Rruga “Ndre Mjeda”

Kryqëzimi i “Don Bosko”.