Rama: Barazia para ligjit është njësoj si për qytetarin edhe për zyrtarin, por kjo nuk është një arritje që nuk rrezikohet më, duhet konsolidim që e ofron vetëm PS.
Ju i ndiqni me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, dhe shqiptarët janë analistët më të mirë. Ata që e ndjekin politikën nga jashtë janë edhe më të kthjellë, jam i bindur se i shihni e dëgjoni përnatë, sepse ju ditën jeni në punë, ndërsa ata që përpiqen mes kanaleve televizive që reforma është një teatër i qeverisë për të eliminuar kokat e opozitës përmes organeve të reja të drejtësisë, janë në kafene.
Nëse do të ishte e vërtetë, gijotina nuk do të priste aq shumë koka nga anët tona.
Thuhet e bëri Amerika. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Amerika ishte edhe më parë dhe nuk bë, Amerika është edhe në mal të ZI dhe Maqedoni e Kosovë, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Nëse SHBA e kishte këtë peshqesh kaq kollaj pse nuk na e solli më parë por na la të jetonin nën një drejtësi të nënshtruar? Sepse as SHBA as BE nuk e bëjnë do të në vene të tjera nëse nuk është forca e brendshme që ne e kemi.