Artan Hoxha flet për Edmond Hysajn dhe rrëfen si e dhunoi Cllevion në Dubai: E bëri për llogari të …
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka folur së fundmi për personazhin e njohur dhe të rrezikshëm në fushën e krimit, Edmond Hysaj. Ky i fundit ra pre e atentatit më 15 dhjetorit në zemër të Athinës, ku humbi jetën 47-vjeçari Irakli Davella, ndërsa Hysaj mbeti i plagosur.
“Është personazh shumë i rëndësishme i viteve të fundit. Në verë këtij personi i është bërë një atentat dhe ka dështuar. I është vendosur një eksploziv me jaht në Vlorë. Ishin 13 veta kishin marrë një jaht me qira, ishte vendosur eksplozivi dhe në momenti që kanë dalë në det është aktivizuar shpërthimi, për fatin e mirë shpërtheu vetëm kapsolla. Ata janë hedhur në det. Pra e morën vesh që kishte ardhur nga Dubai.
Është një personazh i lidhur me grupet më të fuqishme të narkotrafikut. Skuadrën më të fortë e ka pasur në Athinë, vitet e fundit vrasjet më të ashpra vijnë nga Greqia. Atentati ndaj këtij mbulon shumë ngjarje.
Në Athinë janë vrarë bosët e krimit të organizuar. Atentati ishte për Edmond Hysajn. Mënyrën që ka zgjedhur Edmond Hysaj për të shkuar atje, ka shkuar në Dusseldorf dhe pastaj ka shkuar në Athinë. Është i lidhur me atentatin në Nikël. Është tentuar të vritet një nga personazhet e njohur të Niklës. U është atashuar bosëve të krimit të organizuar, derisa doli vetë”, tha Hoxha, teksa më tej u ndal dhe te dhunimi i reperit Kleviol Ahmeti ose i njohur ndryshe me emrin e artit “Cllevio”.
Sipas gazetarit, reperi u dhunua kohë më parë pikërisht nga Edmond Hysaj me kërkesë të Eldi Dizdarit.
“Emri i tij është përmendur në ngjarjen në Dubai ku u arrestua Eldi Dizdari për një nga këta këngëtarët është dhunuar, personi që e ka dhunuar është Edomnd Hysaj i cili e ka dhunuar për llogari të Eldi Dizdarit”, tha Hoxha në Euronews.