“Arsenal lufte në zemër të Tiranës! 41-vjeçari kapet me armë zjarri, emblema policie dhe municion

Një operacion i koduar “The Holder” është finalizuar me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, duke çuar në pranga një 41-vjeçar që posedonte një arsenal armësh dhe pajisje të ndaluara.

I arrestuari është shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua nga policia në Rrugën e Dibrës, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Kontrolli më pas u zhvendos në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan:

  • 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një pushkë)
  • 1 armë sportive
  • 1 armë e ftohtë
  • Municion luftarak
  • Emblema policie

Operacioni u zhvillua mbi bazën e inteligjencës policore, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe mashtrimin me simbole zyrtare.

Materialet procedurale në ngarkim të 41-vjeçarit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.