Arrestohet shqiptari në Spanjë pasi kultivoi 1000 bimë kanabis


Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet si autor i ngritjes së një plantacioni me rreth 1000 rrënjë kanabisi.

Plantacioni i ndodhur në Serranía de Ronda, u zbulua dhe asgjësua nga agjentët e Gardës Civile të Ronda (Málaga), gjatë një operacioni të koduar “Abulaga”.
Autoritet spanjolle u nxitën të kryenin hetime në këtë zonë pas rapotimeve se pellgjet aty po shteronin.