(Foto+Emër) Arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë, akuzohet për…

Amarildo Vllazeria, ish-Kryetari i Komunës Mortsel në Belgjikë, është arrestuar nga policia belge pas një operacioni të gjerë antidrogë, i iniciuar pas hetimit të bisedave të deshifruara në platformën e njohur “Sky ECC”. Vllazeria, i cili kishte shërbyer si këshilltar bashkiak që nga viti 2018 dhe si kryetar komune në Mortsel deri në tetor 2023, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në importin dhe eksportin e kokainës.

Gjatë operacionit, janë kryer pesë kontrolle në shtëpi dhe janë sekuestruar sende luksoze, telefona dhe një shumë prej 9 mijë eurosh. Po ashtu, një sasi prej 150 kilogramësh kokainë dhe dyshime për ngritjen e një plantacioni kanabisi janë zbuluar si pjesë e aktivitetit të grupit. Vllazeria dhe dy të tjerë dyshohet se kanë importuar kokainën përmes portit të Antëerpit.


Në momentin e arrestimit, ai ishte në pritje të betimit si këshilltar bashkiak, pas zëvendësimit të një kolegu partiak, por kjo ngjarje nuk u realizua për shkak të arrestimit të tij. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar më tej përfshirjen e tij në abuzimin me detyrën dhe aktivitetet e tjera kriminale.