Arrestohet personi më i kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi/ Reagon Balla: Rezultat i rëndësishëm i arritur falë bashkëpunimit
I arrestuar në Stamboll Dritan Rexhepi, është ndër emrat më të përfolur të drejtësisë, ndaj të cilit ishin lëshuar tre ‘alarme të kuqe’nga Interpol. Ishte personi më i kërkuar nga drejtësia shqiptare për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dhe trafik droge, lidhur me këtë ka reaguar dhe Ministri Brendshëm, Taulant Balla që sipas tij është një rezultat i rëndësishëm i arritur, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere. Sipas tij forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund.
Reagimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
🇦🇱 Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.