Arrestohet një person i shpallur në kërkim në Tiranë

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta shihet edhe momenti kur policia ka rrethuar automjetin me të cilin lëvizte autori që ishte në kërkim. Personi u ndalua në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa ndodhej në makinë.