Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe në bashkëpunim me zyrën rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) kanë arrestuar një të moshuar amerikan, i cili jetonte në vendin tonë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” është vënë në pranga shtetasi amerikan David Ira Lang, 71 vjeç, banues në Tiranë, me precedent penal jashtë Shqipërisë. Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.
“Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet raportojnë se vijojnë ende hetimet për rastin në fjalë.
Ndërkohë, mësohet se David Ira Lang është një mësuese angleze nga Nju Jorku, që më parë ka jetuar në Rusi dhe është akuzuar për përdhunim të fëmijëve dhe vepra pornografie që përfshinin dy vajza nën moshën 14 vjeç. Ai është përballur me 25 akuza për përdhunim, prodhim pornografie me fëmijë dhe akuza për abuzim seksual gjatë nëntë viteve.