Arrestohet një 28 vjeçar në Lezhë me qëllim ekstradimin në Itali/Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale
- 31 August, 2024
Një 28 vjeçar është arrestuar në Lezhë, me qëllim ekstradimin në Itali, i riu i identifikuar si Alban Lleshi. Teksa sipas policisë, i riu nga Puka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale për trafikun e lëndëve narkotike.
Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ