Arrestohet nga policia Fatjon Dauti/ U konfliktua pas aksidentit të vajzave tek rrethrrotullimi i TEGU-t, në kërkim Mario Bajramaj dhe dy shtetas të tjerë

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga në spitalin e Traumës, 29-vjeçarin Fatjon Dauti, i cili u konfliktua mesditën e djeshme me sende të forta me Marjo Bajramajn në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-u në kryeqytet. Autoritetet bëjnë me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim Adem Noreci, 29 vjeç, Mario Bajramaj, 25 vjeç, dhe Isuf Lika, 24 vjeç, të cilët u përshinë në sherr.

Barjamaj rezulton të jetë futbollist i Laçit. Ai është shpallur në kërkim, pasi u përfshi në sherr me Dautin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Sherri u nxit pas aksidentit të dy vajzave me makina luksoze, të cilat lajmëruan të afërmit, i pari që ka mbërritur ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Bajramajn.