Arrestohet 58-vjeçari që goditi punonjësin e doganës në Morinë! Në makinë iu gjet…
- 22 January, 2025
Në një ngjarje të ndodhur në doganën e Morinës, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës. Ai dyshohet se, për të shmangur kontrollin në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë punonjësin e doganës, shtetasin A. S.
Gjatë kontrollit në automjetin e A. K., u gjetën mallra ushqimore për kafshët pa faturë tatimore. Si pasojë, materiali procedurial i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ