Arrestohet në Durrës Armando Sulejmani, i njohur si Çipuri
Në kuadër të operacionit ‘Zëvendësimi’ që u zhvillua mbrëmë në orët e vona, nga Policia e Durrësit, mësohet se është finalizuar me vënien në pranga të Armand Sulejmanit i njohur si Çipuri, anëtarë i bandës së Gaxhait. Burime për Replikë bëjnë me dije se ai është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në një atentat kundër pushtetit të katërt.
Gjithashtu mësohet se atij i është bërë shenjë për të ndaluar por nuk i është bindur urdhrit të policisë fillimisht. Replikë mëson se Çipuri po lëvizte me një automjet tip ‘Benz’ ku në të kishte vendosur një palë targa të vjedhura. Sipas hetimeve rezulton se këto targa janë vjedhur nga një automjet tip ‘Range Rover’ në Tiranë me datë 3 nëntor të viti te kaluar. Pas kontrolleve policia ka mundur të gjejë edhe targat origjinale të makinës më të cilën lëvizte Çipuri.
Emri i tij ka dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë A.N
Çipuri është i dyshuar edhe për vepra të tjera penale të ndodhura në vendin tonë.
Vijon…