Arrestohet në Dubai me qëllim ekstradimi në Shqipëri, Elson Reçi/ Ishte në kërkim për atentatin ndaj Preng Gjinit

 

Arrestohet në Dubai Elson Reçi. Arrestimi me qëllim ekstradimi në Shqipëri.  Elson Preçi ishte në kërkim për atentatin ndaj Preng Gjinit një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

Autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.Fisi Gjini i cili është në hasmëri prej vitesh me fisin Reçi, përplasje të cilat kanë sjellë për pasojë shumë të vrarë.

Ku një prej ngjarjeve më të rënda të shënuara në zemër të Rrëshenit është ekzekutimi mafioz i Kastriot Reçit, fillimin e janarin të vitit 2019.Reçi, pronar i një televizioni lokal dhe i disa bizneseve, i cili u qëllua në një distancë të largët nga një snajperist me përvojë, që rezultoi se ishte veshur si grua, që të mos binte në sy.

5 vite më vonë, bisedat e zbërthyera në Sky ECC, zbulojnë se në lojë për të vrarë hasmin ishte futur Elson Reçi, nipi i Kastriot dhe Gasper Reçit edhe ky i ekzekutuar në Itali në 2017. Elson Reçi që rezulton nga hetimet se kishte pajtuar vrasës me pagesë nga zona e Niklës, për të vrarë Preng Gjinin në shenjë hakmarrje.