Arrestohet në Berat 47-vjeçari i kërkuar për vjedhje me dhunë, pritet ekstradimi në Itali
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Berat, pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që kryente vjedhje me dhunë në Itali.
Shtetasi me inicialet M. B. u kap si rezultat i operacionit policor të koduar “Wanted”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Beratit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
Ndaj tij, Gjykata e Benevento, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej 16 korrikut 2019, për veprën penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas legjislacionit italian.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të ndjekin procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.