Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, pas megaoperacionit të SPAK

Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i kreut të bandës së Elbasanit, Suel Çela të goditur nga SPAK.

SPAK dha detaje lidhur me operacionin e një dite më parë, duke zbuluar mënyrën sesi funksiononte grupi i strukturuar kriminal, ndaj të cilëve u lëshuan 21 masa sigurie, për persona të botës së krimit, policë, një ish-gjyqtare dhe dy gazetarë.

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, pas një operacioni të madh nga Prokuroria e Posaçme SPAK, ku është zbërthyer një grup kriminal i drejtuar nga Çela në Elbasan, hetimet mbi të cilin përfshijnë edhe ish-gjykatës, oficerë policie, avokatë dhe gazetarë.

Detaje mbi arrestimin e Çelës ende priten të publikohen nga autoritetet belge. Ndërkaq, vetë SPAK ka zbardhur skemën e plotë dhe akuzat për 21 personat, ndaj të cilëve janë dhënë masa sigurie rreth dosjes së Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka zbardhur në mënyrë të plotë zbërthimin e një grupi kriminal në Elbasan, duke bërë me dije edhe akuzat për 21 të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, mes të cilëve edhe ish-gjyqtarë, oficerë policie, avokatë e gazetarë.