Arrestohet në Athinë “xhepisti” shqiptar (EMRI)

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke si autor i disa vjedhjeve në tramvajt e Athinës. Bëhet fjalë për Oklend Berberin.

36-vjeçari akuzohet për vjedhje në mënyrë të rregullt, i vetëm dhe me bashkëpunëtorë, pasi ka kryer dy vjedhje kuletash nga pasagjerët e TRAM-it në datat 28 janar 2025 dhe 4 shkurt 2025 në zonën e Nea Smyrni.

Berberi ishte në hetim prej kohësh dhe së fundi u arrestua nga policia greke pas një urdhri të Prokurorisë së Shkallës së Parë Athinë.