Arrestohet me 34 doza kokainë spaçatorja e Mamurrasit dhe zonave përrreth
Për të dytën herë, Marjana Gjini përfundon sërish në prangat e policisë.
57-vjeçarja është arrestuar pasi gjatë kontrollit në fizik dhe të automjetit të cilin drejtonte u gjetën 34 doza kokainë, gati për shitje.
Operacioni i koduar “Gjurma” solli sekuestrimin edhe të një shume parash, automjetit dhe 2 celularë që përdoreshin nga Gjini.
Kjo e fundit është e njohur për aktivitetin e saj kriminal në shpërndarjen dhe shitjen e drogave të forta në doza të cilën e shiste në qytetin e Mamurrasit dhe zonat përrreth.
NJOFTIMI I POLICISE:
Finalizohet pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Gjurma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, në doza.
Shiste doza kokaine, në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetase, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen 34 doza kokaine, një shumë parash, një automjet dhe 2 celularë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurma”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:
M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin.
Gjatë kontrollit fizik nga kësaj shtetaseje dhe kontrollit në automjetin që ajo kishte në përdorim, shërbmet e Policisë gjetën 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe 2 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.