Arrestohet “makthi” i burrave! Ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu përfundon në pranga pas dhunës në …

Emrin e Irini Shehut vështirë se nuk e keni hasur, sidomos në muajt e fundit. Ajo duhej të ishte e njohur prej qytetarëve si zonjë mjaft “e hekurt” për të mirat në shërbim të komunitetit, por duket se bëmat e saj nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, Irini Shehu është ndaluar nga policia për përndjekje. Policia ka arrestuar ish-Drejtoreshën e Spitalit Rajonal, teksa njëkohësisht ajo ishte dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak Dibër.

Ende mbetet e paqartë ngjarja, por dyshohet se teksa shërbente si mjeke e spitalit. Prej kohësh, zonja e hekurt Irini Shehu ishte nën mbikqyrje policore, pasi sherrit të bërë sërish në spital.

Dy muaj më parë, Irini Shehu, në pozicionin e Drejtoreshes së Spitalit Rajonal Dibër goditi me një send të fortë në fytyrë shefin e financës së këtij institucioni Shaban Uklala. Ky i fundit e denoncoi në polici, ndërsa të nesërmen Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Anila Denaj.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi më 11 shkurt, ku pas fyrjeve personale mes drejtoreshës dhe shefit të Financave gjatë një mbledhje të stafit, u zhvendos në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Siç dhe u raportua më herët drejtoresha i kishte shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale kishte marrë një shishe dhe e kishte goditur në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime.