Arrestohet kreu i PL, Ilir Meta pas urdhërit të SPAK

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, policia ka bërë të mundur arrestimin e Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë.

Ndalimi i Metës është bërë në kuadër të hetimeve për çështjen e Pasurisë.

Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimi në SHBA. Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.

Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror. Meta kishte paralajmëruar edhe një konferencë në orën 13:40 Meta ishte në makinën e tij rrugës drejt Selisë së PL kur është bërë e mundur kapja nga BKH.