Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri! Policia i gjen në shtëpi …

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Ardit Zymeri, 19-vjeçar, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vushtrri.

I dyshuari, B.D., po ashtu 19-vjeçar, është ndaluar nga policia, ndërsa gjatë kontrollit i është konfiskuar një armë pistoletë.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Prishtinë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Vushtrrisë, ku një i ri 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Burime policore bëjnë të ditur se policia tashmë ka arrestuar të dyshuarin për këtë ngjarje. Ai është Bleon Dibrani, një djalë 18 vjeçar.

Personit të rrestuar i është konfiskuar një armë pistoletë, si dhe një armë e gjatë në shtëpi.

Mediat e Kosovës raportojnë se ngjjarja dyshohet të ketë lidhje me një incident të mëparshëm që kishte ndodhur disa ditë më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.

Çfarë tha policia pas arrestimit

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Bleon Dibrani, 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.

Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”.

Çfarë tha policia pas ngjarjes?

“Sonte, rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë një viktimë mashkull, kosovar, rreth 19 vjeç,” tha Zaiti.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u vunë në kërkim të autorit të dyshuar duke e vënë në pranga.

Familjarët dhe qytetarët e Vushtrrisë janë tronditur nga ngjarja, ndërsa komuniteti lokal kërkon drejtësi për humbjen e jetës së të riut.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.