Arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja i shpallur në kërkim për dhunë

Arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ai ishte i shpallur në kërkim për dhunë së bashku me djalin e tij, pas një sherri me familjen Caca në Nikël.

Shkak i sherrit është bërë një kanal, për të cilin Flamur Rraja dhe i biri kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca. Ky i fundit merret kryesisht me prodhim gëlqereje në zonën e Niklës, ndërsa jeton në Tiranë.