EMRI/ Arrestohet e dashura e Safet Bajrit! Dyshohet për përkrahje në vrasjen e Fatbardh Licit

Është arrestuar me urdhër të SPAK e dashura e të fortit të Shkodrës Safet Bajrit.

Ajo akuzohet se ka përkrahur autorët në atentatin ndaj Fatbardh Licit. Vajza është arrestuar disa ditë më parë, por është mbajtur sekret nga SPAK.

Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Erja Ago ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i Agos u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit në shenje hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana e partneres se tij Silvi Ndoci.

Bajri qëndron në burg prej javësh, teksa akuzohet për një sër veprash penale.