Djali i Nehat Kullës, i njohur me nofkën “gjenerali”, i bandës famëkeqe në Tiranë, është vënë në prangat e policisë. Mësohet se djali i Nehat Kullës është arrestuar për dhunë ndaj njerkës së tij. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga, djalin e ‘gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë’, Nehat Kullës.
I biri i Nehat Kullës, Robert Kulla është arrestuar për dhunë në familje. Sipas policisë dyshohet se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.
Djali i Nehat Kullës akuzohet për tre vepra penale.