Autori i dyshuar i rrëmbimit të dy personave, në muajin maj në Sarandë, është vënë në pranga.
Policia njofton se Mecini u kap me 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.
Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali i kishin siguruar këto mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Fier/Në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “MISTERI”:
-për parandalimin e ngjarjes kriminale, me lëndë plasëse, u arrestua shtetasi Albi Mecini dhe u shpallën në kërkim shtetasit Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali;
-me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, i arrestuari shtetasi Albi Mecini dhe u shpall në kërkim shtetasi Sebastian Lataj.